Selca:Gjeneral Jashar Salihu Gjiganti i Shqiptarizmes

Gjeneral Jashar Salihu Figurë monumentale kombëtare dhe ndërkombëtare

Një nga familjet më emblematike kombëtare shqiptare është ajo e intelektualëve , tribunëve popullor të mëdhenjëve Jashar e Hajdar Salihu nga Botusha e Gjakovës

Personaliteti epik i Gjeneralit të UÇK-së Jashar Salihu i mungon mëmëdheut , ai tërë jetën me pendë armë diplomaci i shërbeu lirisë çlirimit dhe betimit të UÇK -së për Bashkim Kombëtar .

Ai ishte halë në sy për armikun jugosllav dhe kuislingët shqipëfoles ai ishte vet ndershmëria disiplina ai ishte truri i LPK UÇK -së famëmadhe , ai ishte burim frymezimi për çdo atdhetar po aq sa gjigantët Adem Demaçi , Adem Jashari Fehmi Lladrovci etj

Poashtu ai dhe vepra e tij nuk u çmuan meritushëm asnjëherë e kjo duhet ti turpërojë strukturat e luftës dhe ato shtetërore .

Dhjetori mbetet i acartë për ne sepse 23 vite me parë na iku parakohe nga jeta i papërsëritshmi Jashar Salihu personalitet i rangut ndërkombëtar

Erald Selca