Mall i Vjeshtës nga e çmuara Bruna Thanasi
Mall i vjeshtes.
Më gudulis,ky mall i vjeshtës.
Më con larg,vendlindjes time
Kujtoj atë lulen e gjeshtrës
Verdhonte mbi brinja,e burime.
Shikoj ca male,fusha e kodra.
Kur mi postojnë,miqt e mi
Më gëzon shpirti,me zgjohet ëndrra
Në fyt më mbeti, kjo lakmi.
Malet trupin,e kanë të rrjepur.
Në c’do brinjë,mbuluar shkurre
Një mall mbi mua, është qepur,
Kot më thonë,” mjaft u mburre”
Shikoj ca shporta,plot me fruta.
Që nga fiku, e tek kërpudha,
Mbi një lutje,shpirtin zbuta
Në ato male, më rrëntë udha.
Ky mall i vjeshtës,më gudulisi.
Kur shoh një mal,një fushé,një koder,
Më zgjati vite,sa zgjatet lisi
Nëse vdes,të vdes mbi ëndërr.
Bruna Thanasi.2.10.25.