Nga e mirënjohura Dalinë Arifi

Poeti

Mos gaboni të dashuroheni në mua.
Poetët janë shumë kërkues…

Nuk është fjala te seksi, as te epshi,
poetët janë të etur…, të krisur…, të marrë.

Ata vdesin për një grimë epsh,
duke bërë dashuri, atë dashuri hyjnore në imagjinatën e tyre.

Poetët zhdirgjen në vargjet e tyre
dhe kërkojnë absurden.

Zhdishen në tinguj
dhe bëjnë dashuri të hallakatur,
ofshamë në qiellin e epshit.

Kam lakuar ëmbël emrin tënd
nëpër buzët e mia,
teksa dashuria merrte flakë si llavë, Poeti.

Atë që bota nuk e kupton
një i çmendur,
një poet.

Dalinë❤️