Aty do të kthehem nga Brixhilda Dede
ATY DO TË KTHEHEM
Më jep një shuplakë të lehtë, nga iluzionet zgjomë.
E ke vënë re, mendimin kur thyhet nga një kundërshtim!
Si mijëra copëza të thyera shpirtin çpojnë.
Perceptimi im shtrihet sipërfaqësor,
si dashuria në pëshpëritje ledhatim.
Vështrimi yt, kërkon gurët e fshehur,
rrymën që gërryen por me sy nuk shihet.
Më jep një shuplakë të sinqertë,
që peshës së mendimit si trembet.
Nga ato që vijnë si rrufe ,
dhe mbi dritë të diellit, shfaqin ylberin.
T’ ja ndihej frymëmarjen natyrës,
përmes kthjelltësisë së qiellit.
Aty ku shpendë rozë shkruajnë faqe libri.
Aty zemra ime,.. kërkon të kthehet.
Brixhilda Dede

