Opinion nga vëllau im Agim Këlmendi që shkruan nga spitali
Agim S. Kelmendi
Dhoma 509 Hematologji…
Mëngjesi erdhi ndryshe këtë herë,
I ftohtë si vetë emri i repartit të hematologjisë
Hyra në dhomë e hodha një vështrim,
Çdo gjë dukej e zymtë,
E zbehtë,
Një zbrazêti e thellê kishte pushtuar dhomën…
mungoje Ti,
Mungonte fjala jote që ishte shpresê për jetën,
Mungonte tik – taku i zemrês dhe ngrohtësia e shpirtit tënd…
Çdo gjë ishte e zymtë dhe e zbehtë…edhe shtrati yt vajtonte…
E ndjente veten fajtor,
I dukej sikur tê kishte prerê në besë…
Teksa merrja helmin në trupin tim,
Hija jote më qetësonte, e më thoshte…Ti je i fortë, Ti do ja dalësh e do shohësh çdo agim kur dielli lind,
Ndaj dhe emrin e ke Agim,
E ke lindje dielli, jete dhe shprese!
Por bashkë i patëm lënë fjalët ndryshe, baca Metë..
N’Rugovë të shkonim, e të përplasemi me bukurinë e saj…të cakërojmë boronicat..për shëndetin tonë…
Ah, kjo dhomë e ftohtë 509…pa ty baca Metë..në palcë vjen acar i egër…
Eu, baca Metë…po premtimi..
ku na mbeti…ike pa më thënë:
Mirupafshim nê bjeshkë…
Lamtumirë baca Metë…
se ushtarët duhet të ecin vetë…
Në këtê botë sa të bukur, të pamëshirshme e të mjerë…
Prishtinë 03.04.2026
Reparti i Hematologjisë..

