Reagon veprimtari shquar kombëtar Lulezim Etemaj

Jam krah familjarëve të prof. Anton Çettës në kundërshtimin për vendosjen e shtatorës së Tij në oborrin e Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë.
E gjithë veprimtaria e profesor Anton Çettës, përfshirë edhe angazhimin e jashtëzakonshëm në Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, ishte në shërbim të kulturës, letërsisë dhe humanizmit shqiptar. Kombëtarja ishte për Të mbi çdo orientim partiak dhe fetar.
Anton Çetta është njeriu i kontributit të rrallë për Kosovën. Ai meriton një vend dinjitoz, jo vetëm për shtatoren.
Siç duket, ne, si shoqëri, nuk kemi dije të mjaftueshme për të vlerësuar dhe respektuar vlerat!
Injorantët e shtetit tonë nuk janë në gjendje të shohin përtej përkatësisë politike dhe fetare! Fatkeqësisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *