Veprimtari i njohur z.Behgjet Reçica uron ditën e dëshmorëve
Veprimtari i LPK-së dhe veterani i UÇK-së, Behxhet Reçica, kujton me respekt të thellë 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Në këtë ditë nderimi dhe përulësie, ai rikujton sakrificën sublime të bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Sipas Reçicës, gjaku i dëshmorëve është themeli mbi të cilin u ndërtua liria që gëzojmë sot. Ai thekson se kujtimi i tyre nuk duhet të jetë vetëm simbolik, por obligim i përhershëm për të ruajtur dhe forcuar shtetin, për të punuar me ndershmëri dhe për të mos harruar kurrë idealin për të cilin ata ranë.
“5 Maji nuk është vetëm një datë në kalendar, por një amanet që na thërret të qëndrojmë të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj atdheut,” u shpreh ai.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit tonë

