Moratti mbetet ikona e Interit
MassimoMoratti nga viti 1995 – 2013 drejtoi Interin, si president. Ishte një trashëgimi familjare pasi edhe babai i tij Anxhelo kishte qenë president i Inter. Massimo interizmin e kishte në gjak dhe ngjyrat zikaltër i kishte në lëkurë.
Ai thotë se ka shpenzuar 1.5 miliardë euro në drejtimin e klubit duke sjellë aty shumë yje të futbollit botëror. Po ashtu edhe trofe të rëndësishëm dhe histori për Interin dhe në mendjen e çdo tifozi mund të jetë R9naldo Fenomeni dhe sigurisht tripleta.
Trofetë e fituara nga Interi i Moratit:
🏆 5 tituj kampion
🏆 4 Kupa Italie
🏆 4 Superkupa Italie
🏆 1 Ligë Kampionesh
🏆 1 Kupë UEFA
🏆 1 Superkupë Evrope
🏆 1 Botëror klubesh
Gëzuar ditëlindjen, Massimo Moratti!Chesport

