Ramush Haradinaj kujton dëshmorët e mëmëdheut

Më 25 maj 1999, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht në altarin e lirisë bashkëluftëtarët: Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi dhe Arsim Ramaj nga Kotradiqi.

Në përvjetorin e rënies së tyre, në Kompleksin Memorial, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë e qytetarë, nderuam heroizmin dhe sakrificën e tyre për atdhe.

Po në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimës, Brigada 162 “Agim Bajrami” ia dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani dhe Avdullah Baftiu. Në këto luftime, armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur.

Liria jonë u shkrua me gjakun, mundin dhe sakrificën e bijve e bijave më të mira të këtij vendi. Përulje e përhershme para veprës së tyre heroike dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që ranë për Kosovën.