Shoqëria Lëvizja ngushëllon familjen Hoxha

Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nurije Hoxhës – nënë e heronjëve Xhavit dhe Edmond Hoxha.
Nëna Nurije, përveçse ka qenë një nënë që ka rritur heronjtë Xhavit dhe Edmond Hoxha, ajo është përkujdesur edhe për shumë shokë të tyre. Në shtëpinë e familjes Hoxha në Junik, e kanë pasur të hapur derën, të gjithë shokët e bashkëluftëtarët e Xhavitit dhe Edmondit.
Shoqëria Lëvizja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha nga Juniku si dhe të gjithë të afërmve tjerë si dhe shokëve e bashkëluftëtarëve të vëllezërve Xhavit dhe Edmond Hoxha.
Shoqëria Lëvizja bashkëndjen dhembjen për nënën Nurije me të gjithë të afërmit e familjes.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për nënën Nurije!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *