Çlirimtari dhe profesori Sali Krasniqi mbështetë Gjeneral Daut Haradinaj
Çlirimtari profesor Sali Krasniqi :Daut Haradinaj emblema e UÇK -së
O ju langaraqë të rrugëve, që mendoni se me fjalë të ulëta, etiketime e shpifje mund t’ia zbehni vlerën një gjenerali dhe luftëtari si Daut Haradinaj, kot e keni!
Jam i bindur se të gjithë ata që sot mundohen t’ia njollosin figurën, dikur duke e etiketuar me akuza të rënda, e sot duke u përhapur përralla të ndryshme, nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre.
Populli i njeh njerëzit, e njeh historinë dhe e di kush ishte në krah të Kosovës në ditët më të vështira. Përpjekjet për ta njollosur figurën e Daut Haradinajt, qofshin ato të nxitura nga interesa të caktuara apo nga qarqe që synojnë ta dëmtojnë imazhin e tij, janë të kota.
Sepse ende janë gjallë dhe do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë breza njerëzit që e kanë përkrahur dhe që vazhdojnë ta përkrahin pa asnjë hezitim.
Vlerat e një njeriu nuk fshihen me fjalë, historia nuk ndryshohet me shpifje dhe respekti i fituar nuk shuhet nga zhurma e atyre që mundohen ta njollosin.

