VESEL SHABANI FIGURË LEGJENDARE E SHKOLLES SHQIPE

Populli shqiptar historikisht ka vuajtur për liri dhe arsimim progres e kulturë dhe i pavdekshmi veterani i arsimit shqip dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves Vesel Shabani është një nga figurat më të ndritura të kombit dhe shkollimit ku mbi 55 vite të jetës së tij ja kushtoi arsimit nën pushtimin jugosllav .

Veseli i biri i të madhit SEFER MIKUSHNICA , i brymosur me ndjenjat atdhetare të një familje me emër drenicase e i dashuruar në Shqipëri ja qiti vetit mision me shpërnda dijen anëkend Kosoves e viseve tjera në Kosove Lindore e Makedoni .

Me laps dhe pushkë familjarisht ja dridhi themelet Jugosllavisë , kujtojmë lexues të nderuar se Shaban Jashari Adem Jashari Sandokani etj në këtë sofer e gjetën veten në sofren që kishte bukë për mikun e plumba për armikun serbosllav.

Shkëlqesia e tij z.Hashim Thaçi e ka dekoruar me dekoraten e Meritave bacen Vesel këtë ikonë të ABC Shqipe historisë dhe kryevlerave .

Në ditën e mësuesit kujtojmë bacin Vesel dhe mijëra mësues patriot .

Erald Selca

Leave a Reply