Davidi kujton me emocion tezen Dile

Përkujtim për Tezen Tonë të Dashur, Tezen Dile

Një javë më parë u nda nga jeta Tezja jonë e dashur, por kujtimi i saj do të mbetet përherë i gjallë në zemrat tona.
Në ditët më të vështira që kaluam, ajo na zgjati dorën me zemër të hapur dhe na qëndroi pranë si një nënë e dytë.
Mirësia, dashuria dhe bujaria e saj nuk do të harrohen kurrë.

Zoti e shpërbleftë për zemrën e madhe dhe shpirtin fisnik që kishte.
Do ta kujtojmë gjithmonë me mall, respekt dhe mirënjohje të thellë.

Faleminderit për gjithçka, Teze.
Prehu në paqe.