Nga poetja spikatur Adifete Shiti

NJË DOLLÍ PËR TY

Eja,
Ta ngremë kupën drejt dritës,
Si bekim I thënë në heshtje.
Jo për verën,
Por për gjakun e ditëve
Që na u derdh pa zë.
Le ta thyejmë çastin si bukë,
Mes duarsh që dridhen nga pritja.

Qoftë gëzim,
Qoftë lot I fshehur në pëllëmbë,
Të dy janë lutje
Kur s’kanë emër.
Jetën e pimë ngadalë,
Si ujë shkëmbi në shkretëtirë,
Pa u dehur nga premtimet e rreme,

Pa u shpëtuar nga barra e kryqit.
Ajo na merr e na kthen,
Si det që njeh vetëm ligjin e Tij:
Herë mjegull mbi fjalën e pathënë,
Herë dritë që zbret mbi supe
E na mëson ecjen pas rënies.

Zogjtë ndalen për pak në bli,
Si shpirtra në prag të faljes.
Edhe ne, udhëtarë të tokës,
Ndalemi kur shpresa
Bëhet strehë.

Ejani,
Se koha s’kthehet prapa;
Ajo shkruhet në mish.
Por kur ka dashuri,
Dita shtohet
Dhe fjala ringjallet.
Kur kupat zbresin në heshtje,

Mbetet Fjala
Dhe drita që s’shuhet.
Se dollia s’është për verën,
Por për jetën
Që na u dha hua.

Dhe kur nata shtrin hijet e saj,
Kur zërat treten si tym temjani,
Mbesim njerëz para Zotit,
Me zemrën plot
Dhe duart bosh.

Një dolli për ty,
Për ne,
Për këtë ditë të falur,
Për jetën që na gjen
Edhe pas vonesës.

Adifete Shiti ©
Janar,2026
Dardani 🇽🇰