Poezi nga Mësuesja Legjendare Nazire Curaj

NENES

Diten rri n’mendime
E naten n’and’rrime
Oh, MOJ NANA IME!
Zemren ti ma grine.

Se nji kohe e gjate u ba…
Qe na t’dyja jena nda
Dhe m’ka marre malli me t’pa,
SA QE ZEMRA ME ISHT THA!

Kur po du me t’thirre: O, NANE!
Ty k’tu s’po te kam
Dhe prej mallit Tand:
ZEMRA PO M”BAN BAM. ( kerset, pelset)

Une jam larg prej Teje
Poashtu dhe Ti
Prandaj kjo larg’si
Mue m’bani Hi.

Jam tuj plase nga malli,
SIDOMOS PER TY.
Qe zemren ma kalli,
Dhe po shkrihem si qiri.

Shpeshhere, per t’hjek malle
E th’rras >>GAZDARICEN<<(Inxhen Fete)
O e dashtuna nane!
Por ajo s’m’pergjigjet(!?!)

I ka f’mijte e saje aty.
S’ka nevoje per mue.
Kurse une per ty
Gjithmone gjindem tuj vajtue…

Zemra per Ty m’u pervlue,
Shpirti tym po m’qet.
PORSE KSHTU PASKA KJEN SHKRUE
UNE PER TY M’U DJEG.

Mori, NANE E DASHTUN!
Kur nisi leter me t’shkrue
Zemra vendit don me m’dalun…
Por mundohem m’u durue

E s’mundem me t’shkru’ sa due
Sepse vaji s’me lejon
Boll mundohem me qindrue:
Po merzia me kaplon.

NAZIRE CURAJ, tetor 1963

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *