Opinion nga Agim Këlmendi
Kuptimi i jetës në dritën e përvojave.
Jeta e njeriut nuk është lojë, por është një rrugë e gjatë ku çdo hap na mëson diçka mē shumë, na mēson ku gabuam dhe sa u penduam.
Nganjëherë rrëzohemi por aty mësojmë, jo vetëm si të ngrihemi më të fortë, por edhe tê kuptojmê kush ishin miqtê e vërtetê që i kemi përkrahur, ndihmuar, mbështetur, hapur derën dhe folur haptazi me to.
Kur jemi lënduar, kuptuam vlerën e zemrës dhe të durimit me njerêzit e gabuar.
Çdo ditë sjell një mësim të ri një fjalë një shikim njê përvojë që na ndryshon dhe na drejton aty ku duhet, nê vendin e duhur.
Nuk jam ndalur kur vështirësitë mê erdhën, sepse ato janë mësuesit më të mirë qê na hapin horizontin.
As nga gabimet nuk jam trembur, sepse ato janē hapat drejt rritjes në çdo kohë.
Jetoj me shpirt të hapur me mendje të kthjellët dhe me zemër të pastër, sepse në jetën time jam munduar të bêj më tê mirën, mbase edhe me atë njeri qê nê njê pjesë tê rrugës ndalon krejt papritur, sepse paska qenê i gabuari.
Në fund nuk na mbetet ajo që morëm, por ajo qē mësuam dhe ajo që kemi dhënē.
Dhe aty fillon kuptimi i vërtetë i jetës..
Agim S. Kelmendi
03.05.2026
