Kolosi i LPK UÇK së Arben Krasniqi kujton me emocion të madhin Blerim Dervishaj
Ishim katër: Blerim Dervishaj, Bahri Fazliu, Hero i Kombit; Nebih Fazliu, vëlla i dy Heronjve të kombit dhe unë.
Në vitin 1991 na ndaloi policia. Pasi na kontrolluan, vendosën për të na dërguar në stacionin e policisë-92-ish, ne prishtinë, që ishte edhe burg. Ne kishim materiale të LPRK-së me vete. E dinim çfarë na priste po të na dërgononin në stacion, prandaj vendosëm edhe të ikim. Nga ajo ditë unë dola në ilegalitet.
Sot, dy na mungojnë: Bahriu dhe Blerimi. Njëri Hero i Kombit, tjetri luftëtar i lirisë, që mbrëm u nda nga jeta pas një sëmundjeje te rëndë. Ngushëllime të thella familjes, miqve, shokëve, bashkëluftetarve dhe bashkëveprimtarëv të Blerim Dervishajt.

