Familja e dëshmorit të UÇK -së Naim Nimonaj uron ditën e dëshmorëve


Sot, më 5 Maj – Ditën e Dëshmorëve, zemrat tona mbushen me dhimbje, krenari dhe mall të pashuar. Familja e dëshmorit Naim Nimonaj përkujton këtë ditë të shenjtë me respektin më të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë. Kjo familje llogaritet bastion i kombit

Naimi nuk është vetëm kujtim për ne – ai është frymëzim i përhershëm, është sakrifica që na mëson çdo ditë çmimin e lirisë. Mungesa e tij është plagë që nuk shërohet kurrë, por krenaria për veprën e tij na mban të fortë.

Në këtë ditë, ne nuk qajmë vetëm për humbjen, por ngremë kokën lart për idealin që ai la pas. Liria që gëzojmë sot është amaneti i tyre – dhe detyra jonë është ta ruajmë me nder.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit! Nderim i pafund për Naim Nimonajn!