Kryeministri i nderuar Kurti nderon dëshmorët
Çdo fillim maji, në harkun kohor prej pesë ditësh, vijmë tri herë te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë për të nderuar tre dëshmorë tanë, tri prej figurave shumë të rëndësishme të luftës çlirimtare, që të tre nga treva e Llapit: Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani. Është e pamundur të kujtojmë njërin, pa i përmendur të tre bashkë.
Sot, në përvjetorin e 28-të të rënies së Naserit, siç ndryshe njihej Agron Rrahmani, kujtojmë aktivitetin atdhetar në ilegalitet dhe rënien heroike gjatë luftës.
Ai ishte drejtues i operacioneve luftarake dhe komandant i njësisë guerile “Rexhep Malaj” në Prishtinë, deri kur u vra nga forcat pushtuese serbe në lagjen e Muhaxherëve, më 12 maj 1998. Mbetet përherë shembull veprimtari patriot dhe luftëtari të paepur të UÇK-së që nuk ndalet deri në flijim për çlirim e bashkim.
Lavdi Agron Rrahmanit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

