z.Hajdar Beqa uron ditën e fëmijëve

Fëmijët janë pasuria më e madhe e çdo familjeje dhe e ardhmja e Kosovës. Ata meritojnë dashuri, kujdes, arsim cilësor dhe një shtet që i mbron, jo një pushtet që i përdor për fotografi e propagandë politike.

Është e papranueshme që kryeministri në ikje, në vend se t’u krijojë fëmijëve kushte më të mira për jetë, arsim e siguri, t’i shfrytëzojë ata për spektakël politik. Fëmijët nuk janë dekor fushate dhe as mjet për mbulim të dështimeve qeverisëse.

Kosovës i duhet një qeverisje që investon në të ardhmen e fëmijëve, jo në propagandë ditore.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!