Nga ushtaraku Genc Sefa
𝐊𝐔𝐑 𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐓Ë̈ 𝐕Ë̈ 𝐍Ë̈ 𝐒𝐏𝐑𝐎𝐕Ë
Kur fati të zë në kthesë,
dhe nata s’të ndahet prej dere,
do dalin ca njerëz të vegjël
me gaz të ftohtë si thikë prej ere.
Do qeshin mbi plagë të hapura,
mbi barrën që shpirti ta mban,
si korba që ulen mbi dimër
kur pema pa gjethe ka ngelë në stan.
Por ti mos e ule shikimin,
mos e shit dhimbjen për mëshirë,
se bota ka njerëz që qeshin
veç kur të shohin të vdekur në shpirt.
Ka zemra që s’dinë të qajnë,
veç gurin e kanë zanat,
të shkelin mbi hallin e tjetrit
dhe krenohen me fjalë pa shtat.
Ata që sot hedhin helm,
nesër mund t’i zërë stuhia,
se rrota e jetës kur sillet,
s’pyet as për emër, as mbiemra, as hija.
Sot qeshin me ty veç fundërrinat,
nesër i gjen të heshtur në shi,
se jeta ngre e rrëzon mbretëri,
pa pyetur për forcë a pasuri.
Mos ua kthe me të njëjtën baltë,
mos u bë pasqyrë e ligësisë,
se njeriu humbet më shumë
kur bie në nivel të marrëzisë.
Rri drejt edhe kur të thyhesh,
si lis që rri përballë rrufesë,
se forca nuk matet me britma,
por me shpirtin që çohet prej vese.
Ka plagë që bëhen mësime,
ka lot që bëhen fuqi,
dhe ai që ka ecur në ferr
më mirë se kushdo e njeh dritën e lirisë.
Mos harro:
shumë prej atyre që sot të përqeshin
janë njerëz pa beteja në jetë,
prandaj u duket zbavitje
lufta e tjetrit me fatin e vet.
Po ti ec.
Edhe kur rruga të digjet nën këmbë.
Edhe kur fjala të mbetet në fyt.
Edhe kur bota të sillet si turmë
që duartroket rrëzimin e ditës.
Se vjen një çast,
kur heshtja jote bëhet mal,
dhe ata që qeshnin dikur,
ulin kokën përballë karakterit tënd.
Atëherë do kuptosh
se njeriu nuk matet
nga sa herë rrëzohet në jetë,
por nga mënyra
si ngrihet përsëri në këmbë.
Dhe dije këtë:
unë nuk jam thyer dje,
as sot nuk më përkul stuhia,
e as nesër nuk do të më thyejë kush,
sepse ka njerëz
që fati i sprovon,
por kurrë nuk i mposht.
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut
Burgu i Idrizovës, 29 qershor 2026. 🇦🇱

