Një javë pa ty baca Franc -shkruan David Nue
Sot u bë një javë që kur na le dhe u nise për në amshim, baca Franc. Dhimbja e mungesës sate është ende e madhe dhe boshllëku që ke lënë nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, dashuri dhe mirënjohje për gjithçka që ishe dhe për gjurmët e mira që le në jetët tona.
Zoti të dhëntë dritën e amshuar dhe paqen e përjetshme. U prehsh në paqe, baca Franc. Do të jetosh përherë në zemrat tona.
🕊️🤍🙏😢

