Kolonel Astrit Huskaj përshendet takimet e OVL UÇK me Abasaden mike amerikane

OVL-UÇK – Dega SHBA përshëndet takimin mes kryetarit të OVL-UÇK z. Hysni Gucati, nënkryetarit z. Gazmend Syla me zyrtarët e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega SHBA e vlerëson lart takimin e zhvilluar mes OVL-UÇK (Selia Qendrore) dhe zyrtarëve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, si një hap i rëndësishëm në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit për çështjet që prekin veteranët e luftës sonë çlirimtare.

Trajtimi i preokupimeve të veteranëve dhe angazhimi për të dëgjuar zërin e tyre janë elemente të rëndësishme në ruajtjen e dinjitetit të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Për OVL-UÇK – Dega SHBA, miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm një partneritet strategjik, por një lidhje e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, besim dhe mbështetje të vazhdueshme. Roli historik i SHBA-së në çlirimin e Kosovës dhe kontributi i saj në ndërtimin e institucioneve tona mbetet i pazëvendësueshëm dhe do të gëzojë gjithmonë respektin dhe mirënjohjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jemi të bindur se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe komunikimi i vazhdueshëm do të vazhdojnë të shërbejnë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, të së vërtetës historike dhe të interesit të Republikës së Kosovës.