OVL UÇK AMERIKË MIRËNJOHESE NDAJ USHTARAKËVE SHQIPTAR
OVL-UÇK – Dega në SHBA shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për Shoqatën e Ushtarakëve Shqiptarë “SKËNDERBEJ” në SHBA, për përkrahjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e treguar ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të dala nga lufta.
Mbështetja e shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara është dëshmi e unitetit dhe e respektit të ndërsjellë për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare.
Faleminderit Shoqatës “SKËNDERBEJ” për qëndrimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Kolonel Astrit Huskaj (Kryetar i OVL-UÇK – Dega SHBA)

