Opinion nga shkrimtarja e shquar Eva Tafa për Heroin Bekim Berisha -Abeja

Heronjtë janë krenaria e atdheut!
Bekim Berisha – Abeja, e meriton përmendoren të jetë e formuar prej floriri dhe të vendoset jo vetëm në Pejë, por edhe midis Prishtinës e Junikut! Historianët duhet të lartësojnë me shumë kujdes figurën e Abesë nëpër tekste shkollore, që fëmijët të njohin dhe mos harrojnë heronjtë e tyre, pra historianët nuk duhet të neglizhojnë me një indiferentizëm një hero, që me gjakun e tij u shkrua Liria e Kosovës. Ne jemi krenarë për bijtë tanë që dhanë jetën por duhet të vendosen aty ku duhet siç i ka hije Heronjëve, se me barut luftuan trimat tanë që dhanë frymën e fundit nëpër beteja luftarake, e tani është rradha jonë të rendisim vyrtet e trimave nëpër librat historik. Ne këtë duhet ta realizojmë sepse jetojmë tashmë në Paqe. Abeja duhet të jetë në Akademinë Ushtarake si model i një ushtaraku, gjenerali e koloneli dhe mbi të gjitha për inteligjencën enciklopedike dhe mëndjen e ndritur që zotëronte.
Përse Bekim Berisha nuk e kurseu jetën, por luftoi si Hero, sepse Abeja donte atdheun e tij!
Përse Presidenti Tuxhman e ka krahasuar trimërinë e tij se vlen sa 500 ushtarë? Sepse guximi, trimëria dhe heroizmi i tij i ka përmasat e një komandanti legjendar!
Pyeteni shtetin Kroat pse e ka Shenjt Bekim Berishën – Abenë? Sepse shteti Kroat di të vlerësojë Heronjtë!
Përse luftëtarët kroatë, miqtë e dashamirët, vijnë nga Kroacia çdo vit për të përkujtuar në varrin e Abesë, dëshmorin tonë? Sepse ata nuk i lidhi vetëm pushka, por ideali dhe se ata vlerësojnë mbi të gjitha kapacitetin njerëzor. Shteti Kroat, trimin Bekim Berisha e ka gdhendur në mit, legjendë dhe histori, sepse Kroatët dinë të vlerësojnë Heronjtë!
Pejë, gjithësesi faleminderit!
Gëzim Muriqi të lumshin duart!
Ministri e Mbrotjes, vendosi Heronjtë aty ku duhen, sepse janë krenaria e atdheut!
Ministri e Arsimit, rishikoji edhe njëherë figurat historike nëpër tekste shkollore, sepse janë dëshmorët e atdheut!
Zoti ju bekoftë!
Eva Tafa