Liria ka emër nga e nderuara Elmije Ajazi

LIRIA KA EMËR

Liria ka emër.
Ajo nuk shkruhet në letra, por në plagët që s’u harruan kurrë.
Flet me zërin e gurëve që s’u thyen dhe me heshtjen e varreve që ruajnë besën.
Nuk jeton në paqe të rreme, por në shpirtin e atyre që guxuan të thonë “Jo”.
E shkruan gjaku, e mban besa, e kujton toka.
Liria s’është dhuratë — është kujtesë që s’lejon harresën të marrë frymë.
Emri i saj s’ka nevojë për flamur, sepse është vetë flamuri.

LIRIA KA EMËR-UÇK

17 tetor 2025