Opinion nga juristi njohur Armond Zhubi

Nuk është hera e parë…

Nuk është hera e parë që në popull ndjehet puna e palodhur e Drejtuesit të Parë të Policisë Shkelqim Pepkola…

Nuk është hera e parë që institucionet e kalbura të shtetit ndëshkojnë njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar ndaj punës, ligjit dhe Atdheut…

Nuk është hera e parë që institucionet e kalbura të shtetit ndëshkojnë Drejtuesin e Parë Shkelqim Pepkola…

Nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës…

Nuk është hera e parë që mediat shkruajnë për vëllaun tonë… por të jetë vetëm një herë e parë (ndodhur para ca kohësh) ku u kritikua me plumba gazetarja që shkruan për ngjarje që personazhi kryesor është një drejtues i ndershëm i Policisë që duam, jo kësaj që s’duam…

Dhe nuk është hera e parë që e them: në shtetin tonë të dashur dhe të përhumbur në mjegullën e disfatizmit dhe fatalizmit, gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet në krye të sukseseve Drejtues i Parë i Policisë Shkelqim Pepkola… sepse puna e Tij peshon vetëm në njërën pjatë të peshores aq sa peshon puna e krejt policisë sëbashku në pjatën tjetër të peshores.

Është hera e parë që i bëj thirrje publike çdo qytetari të ndershëm dhe Kryesuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Presidentit të Republikës Z. #IlirMeta që të ushtrojë të gjitha kompetencat e tij kushtetuese për vendosjen e drejtësisë në vend, duke “i dhënë Zotit atë që i takon Zotit, por edhe Çezarit atë që i takon Çezarit”, sepse personifikimi i njeriut natyral vertikalisht të ndershëm, trim dhe profesional, shembull për brezat aktual dhe të ardhësh se si duhet bërë detyra ndaj Atdheut me përkushtum dhe përgjegjësi është vëllau im dhe vëllau yt i dashur lexues dhe bashkëqytetar i ndershëm që kërkon të jetosh i qetë dhe i sigurtë në vendin tënd!

Përkulje e përjetshme për punën tënde të palodhur Shkelqim Pepkola, njeriu i ndershëm në vendin e njerëzve që s’të meritojnë…

Leave a Reply