Skerdilajd Llagami -Shpendi Hero Kombëtar

Skerdilajd Llagami -Shpendi u lind 31.10.1969 në qytetin e Tiranës.
Në mars të vitit 1999 iu bashkangjit rradhëve të UÇK-së. Duke treguar aftësitë e tij luftarake, u emërua si Komandant i Batalionit në ZO të Dukagjinit.

Pas luftës së Kosovës ai iu bashkangjit forcave të UÇPMB-së si epror i lartë ushtarak.
Me fillimin e luftës në Maqedoni ai iu ndihmoi vëllezërve të tij si ushtar i UÇKombëtare.

Veproi si komandant i njësisë speciale në Brigadën 112 “Mujdin Aliu” , dhe më vonë u emërua me emrin e komandantit “Shpendi”.
Më 29.06.2001, ra dëshmor në fshatin Bogovinjë të Tetovës.

Të përkujtojmë veprën, guximin, heroizmin , vetflijimin e luftëtarve të lirisë.

Nder e lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Ejup Kosova

Leave a Reply