TRIMAT E GRUPIT TË KUMANOVES TË JENË PRIORITET I POLITIKES SONË GJUMASHE !

KOSOVA DHE SHQIPËRIA TA NGRISIN ZËRIN PËR TRIMAT E GRUPIT TË KUMANOVES

Shqipëria konform kushtetutes së saj dhe Kosova duhet ta ngrisin zërin deri në OKB po qe nevoja për pengjet tona djemtë e Grupit Kumanova luftëtar emblematik për liri çlirim dhe Bashkim Kombëtar .

Dëshmoret e rënë në Lagjen e trimave dhe djemtë tanë çlirimtar luftuan vetëm për ideal kombëtar dhe asgjë tjetër , dënimet e tyre drakonike nga pseudoshteti RMV ish IRJM janë denime politike dhe sot në Europë e botë këta janë një nga grupet më të mëdha të dënuar !

Çfarë bëme ne për këta djemë asgjë ose shumë pak si dy shtete shqiptare dhe si popull madje edhe vet faktori politik i yni atje ka dështuar karshi sllavëve !

Protestuam disa dhjetra veta sa turp muaj me parë e gojen plot patriotizem e patetizem !

Edhe këta djem të dëshmuar në beteja janë djemë nënash kanë familje shtëpi e katandi apo ky popull nuk i do idealistet sakrifikuesit e saj gardianet e saj !

Qeveria e re e Kosoves po edhe Tirana zyrtare ne populli duhet ngritemi në këmbë për liri rigjykim dhe transparencë ndërkombëtare .

Të mbrosh popullin tënd , të luftosh për bashkim është nderi më i madh .

Ne nuk guxojmë me harru , duhet të jemi pranë tyre varesisht nga mundësitë tona .

Ata janë krenaria jonë , janë pararoje e Shqipërisë .
Lavdi Dëshmorëve

Rroftë Populli Shqiptar

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *