Jo Racizmit opinion nga Sefer Zogaj

Para një kohe jo shumë të largët këtë persona bashkë me një shok e takova rastësisht para Biblotekës kombëtare. Kërkonte një vend ku mund të hante ushqim dhe të shikonte futboll – ishte fans i Real Madritit. Më tregoi që është nga Franca dhe ka ardhur për studim. Unë i’a zgjata dorën me ngrohtësi dhe u ndjeh shumë mirë. Komunikuam deri tek një kafe e aktashit ku e dërgova, as sa mund ta kuptoja anglishten e tij dhe ku e di si e kuptonte ai anglishten time. Poqë kur hymë në kafe askush nuk reagoi keq. Ne si popull gjitha të kqijat t’i kemi, racista klasik s’jemi. Nuk kisha kohë të qëndroja më shumë. Pas dy dite e kam parë në të njëjtën kafe, ishte duke ngrënë hamburger që çmimin e kishte 1 euro. I vetëm, i qetë për rreth shqiptarët që nuk reagonin dhe krenari sigurisht.

Ai shoku ma dërgoi fotografinë tha; apo e njeh. Sigurisht që po. Shikoje vizitën e tij dhe punën gjeniale dhe modestinë që kishte ishte e paparë.

Çka po du me tha; Ballkani njihet për racizëm. Në Nëntor anglezët zbresin në Fadil Vokrri. E kemi rastin unik të tregojmë shebull ballkanik. Thirrje raciste hiq se hiq, po edhe thirrje anti-raciste po. Të dëshmojmë vlerën para botës. E kemi rastin. Kosovo <3

Leave a Reply