Erald Selca:Fan Noli një nga Kokat më Gjeniale të Kombit

Fan S.Noli ky emër i madh e i lavdishëm i Kombit tonë

Fan S.Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar në terë historinë e tij .
Ky personalitet kulminant i kombit shqiptar , ky gjeni i madh ky poliglot teolog atdhetar eminent ky shkrimtar e përkthyes eminent , ky historian e erudit e politikan vizionar është një nga mendjet më të arrira të kombit dhe intelektual i kalibrit botëror .

Rilindasi ynë , Fan Noli i lavdishëm një jetë e shkriu për Shqipërinë duke luftuar Greqizmin zakonet praponike dhe Jugosllavin e mbetjet e saja .

Ky udhëheqes gjenial e shpirtëror , ky mendjendritur gjithmonë dha atomin e fundit për Shqipërin tonë të dashur e të shtrenjtë , ai drejtoj një rrymë politike moderne atdhetare progresive dhe kur ishte Kryeministër për pak muaj bëri punë kolosale , ai nuk deshi luftë vëllavrasese prandaj u tërhoq .

Noli me vepren e tij gjigande ka hyrë në analet e historisë sonë , lidhjen me Ameriken e bëri Noli i madh me Wudru Vilsonin Presidentin Amerikan.
Fjalimet e tij nëpër kancelaritë botërore , radio e televizione shkrimet e librat e tij paten jehonë botërore .

Ky Gjigand shqiptarizme , ky vigan ky birë i vegjelisë i doli krah luftes partizane dhe Kryekomandant Enver Hoxhes dhe e deshi e mbrojti atē deri në frymen e fundit .

Enver Hoxha lavdimadh e luti për poste e ofiçe po Noli i tha kam moshë të shtyer e tash unë kudo ku të jem do jem zë i atdheut tonë .

Fan Noli duhet të rivarroset në atdhe , Fan Noli është një nga idolet e mi një nga frymëzuesit e mi më të mëdhenjë që ka ndikuar në formimin tim kombëtar kulturor e njerëzor .

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *