Opinion nga Gjeneral Nasim Haradinaj mbi opozitën

Opozitë e dashur :

Nuk është koha për vetvajtim në stilin :

“Iuu nonë bre çka na gjeti, nuk na dha votën mileti”.
Dy dekada keni qenë në pushtet dhe secili prej jush ka jetu si mbret, ndërsa për popull asnjërit prej jush s’i ka ngrënë palla, prandaj kapeni vetën për hunde dhe mos u ankoni “jo është fajtorë tezja, jo daja, jo halla”.
Tezja, daja dhe halla me ndihmën e juaj kanë ardhur në pushtet dhe e kanë shkretu me pa diturinë e tyre edhe më tepër Kosovën e shkretë.
Dy dekada i keni pasur kohë për m’e tregu rezultate dhe rezultatet tuaja më të medha kanë qenë:
1.Aprovimi i Gjykatës një etnike Speciale,

  1. Aprovimi i Demarkacionit me Maqedoninë ku Kosova i ka humbur 2000 hektarë,
  2. Aprovimi i Demarkacionit me Malin e Zi ku Kosova i ka humbur 8300 hektarë edhe pse për këtë kauzë të rrejshme paraprakisht e kallët krejt Kosovën.
  3. Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë , të rejat, e jo rrallëherë edhe nga pleqtë dhe plakat.
    Nuk vajtojnë burrat siç vajtuat ju ditën kur u zgjodh Qeveria, sepse i gërditeni jo vetëm popullit, por edhe Zotit nëse ekziston një i tillë.
    Ju në vend se m’e reflektu, mu pendu, me ulë kokën prej turpit dhe m’i pranu gabimet, po qitni zjarr prej gojës si kuçedrat.
    Arroganca e njerëzve që kanë mëkatuar dhe abuzuar dy dekada me pushtetin është totalisht e shëmtuar dhe papranueshme
    Prandaj nëse vazhdoni me këtë taktikë j’u betohem në komb dhe flamur që keni me humb edhe më tepër mbështetjen e sovranit, gjegjësisht popullit.
    Keni m’u shkri si kokrra e sheqerit në ujë dhe s’ka m’e j’u ndihmu asnjë herë vajtimi në stilin oj, oj, oj e uj, uj, uj..
    Ai njeri që ua ka përpiluar këtë strategji amatore retorike dhe praktike të veprimit destruktiv dhe vetvajtues është armiku juaj më i madh.
    Nëse ju frigoheni aq shumë prej Albinit me të cilin s’keni qenë kurrë në koalicion, atëherë pse keni frikë nga Ldk partneri juaj i përhershëm në të kaluarën?
    Frika juaj sipas kësaj matematike do të duhej të reduktohej së paku 50%.
    Sa më të dobët që dëshmoheni ju në të ardhmën si opozitë, aq më lehtë do ta ketë Qeveria për të abuzuar me përgjegjësinë e saj.
    Prandaj, mos e paragjykoni punën e qeverisë së sapoformuar, por në vend të kësaj bëjeni një analizë të gabimeve, mëkateve dhe dështimeve tuaja.
    Çdo njeri që e kërkon gabimin të tjetri pa e kërkuar së pari te vetvetja, është një njeri i padenjë për pushtet, sepse pushteti i suksesshëm bazohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.
    Mirëpo si duket ju aq jeni llastuar me votën e pamerituar të popullit në të kaluarën, sa që këtyre dy fjalëve ia keni harruar kuptimin.
    30% të deputetëve tuaj në të kaluarën kanë dalë në foltore vetëm nëse dikush ka bërë sevap për t’ua përpiluar një shkrim, prandaj nuk janë në gjendje për t’i lexuar as shkrimet e tyre si duhet dhe kjo është turpi i turpit.
    Veprimi juaj më i duhur në këto çaste të vështira për Kosovën do të ishte adresimi i nevojës për unitet Pozitë-Opozitë për temat e rënda që e presin Kosovën.
    Sepse asnjë karrierë politike nuk është më e rëndësishme se sa populli, shteti dhe atdheu.
    E sa i përket Qeverisë së sapozgjedhur, ju duhet të jeni monitorues të punës së saj, e qe besa edhe gjeneratorë të ideve të reja së si mund të perfeksionohet puna.

Nëse këtë nuk jeni të aftë ta bëni e që edhe po dyshoj shum, me ketë qasje që filluatë, dijeni që keni për të perënduar politikisht si dielli në ferr.
Kaq pata për të thënë kësaj radhe.
Sinqerisht :
Nasim I.Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *