E.Selca;Adem Demaçi një nga baballarët e Kombit shqiptar

DY VITE PA TY BACA ADEM , SIMBOLI I KOMBIT TONË

Dy vite me parë pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut të madh njeriut të epokave të mëdha , baces Adem Demaçi një nga baballarët e kombit shqiptar dhe figurë e përmasave planetare .

Intelektuali shkrimtari gazetari politikani disidenti më i madh antijugosllav antititist i burgosuri politik më i rëndesishem në botë me Mandelen baca Adem Demaçi ose Adem Shqipëria një jetë ishte Flamurtar i përpjekjeve liridashese për liri , çlirim e Bashkim Kombëtar

Udhëheqesi ynë shpirtëror , frymëzuesi dhe motivuesi më i madh i kombit ishte bashkë me Enver Hoxhen lavdimadh gjithmonë me idealet e Skënderbeut dhe Rilindjes në zemër .

Figurë e lavdishme e UÇK -së , figurë që terë jetën e tij ja dedikoi kombit si fëmijë 6 vjeç e deri kur vdiq fizikisht Gjigantin Kombëtar Adem Demaçi e luftoj shovenizmin barbarinë jugosllave , as 30 vite tortura ç’njerezore as tankset e avionet nuk e mposhten bacen Adem liderin historik të shqiptarëve nën pushtimin ish Jugosllav .

Adem Demaçi , shtatë vogel po po zemermadh kudo ishte fitimtar edhe në Goli Otok , edhe ne male me UÇK edhe në zyra e takime .

Gjithë jetën e tij jetoj vertikalisht , pa ju nënështruar kurrë askujt , nuk u bë pjesë e lojrave politike asnjëherë sepse ai ishte më i madh se politika ndyrë ditore .

Politika jonë bastarde shumica derrmuese kurrë nuk ja diten vlerën , dhe nuk e nderuan po e luftuan madje mizorisht e sot shesin hipokrizi të gjithë .

Adem Demaçi është Lindje e Shekujve
Adem Demaçi është simboli i kombit tonë i shtreses atdhetare , është njeriu që dha çdo gjë për vetedijesimin tonë lirinë pavaresin dhe Bashkimin Kombëtar .

Adem Demaçi , nuk ka vdekur sepse jeta dhe vepra e tij monumentale do kujtohet përjetesisht 🇦🇱✊

Eh të kishte bota Adem Demaç sa filmin do ta bente , eh te kishte bota Adem Jashar , eh te kishte bota Gjergj Kastriot -Skënderbe cfare do bënte .

Me përjashtim të Babait të Kombit Enver Hoxhes askush nuk i ka nderuar vlerat Kombëtare meritushem e drejtë si ai dhe sistemi i tij …

Baca Adem malli për ty ma gërryen zemren jam me fat që unë biri i vegjelisë opinga siç thoshte shoku Enver mësova shumë nga ti kryeshqiptari Adem Demaçi simboli i pathyshmerisë

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *