Histori për Nora Këlmendin

Nora e Kelmendit, trimeresha malsore qe vrau komandantin e 6000 turqeve

Nora e Kelmendit lindi ne vitin 1620, ose ne fillim te shekullit XVII, kuptohet ne Kelmend te Malsise se Madhe, dhe ishte vajza, ose “malsorce”e bija e Vok Marash Ucit, nga Selca e Kelmendit.
Ne fillim te vitit 1638 Vuci Pasha, dergoi ushtrin e tij ne Tamare qender e Kelmendit, pasi asokohe per shkak te kundershtive qe kishte hasur ne Kelmend, Shkodra kishte humbur lidhjet me Kelmendin, me ta mesuar kete fakt Kelmendasit mblidhen ne nje kuvend te madhe, e ku te pranishemve per te luftuar ishin edhe grat edhe vajzat Kelmendase. Ne mes te cilave edhe Nora e Vok Marash Ucit.
Ne mes tjerash kelmendasit, miratuan disa kerkesa qe do ti benin Vuci Pashes se Shkodres, por vendimi me i rendesishem ishte ai i marr, per vrasjen e Vuci Pashes. Kete detyre te rrezikshme e te veshtir, por fale edhe nje dhoj diplomacie luftarake, e merr per ta kryer Nora nje vajze 18-vjecare shtatlarte, e bukur e hijshme dhe guximtare, Ne mes personave qe shkuan ne Tamare per te takuar Vuci Pashen ne Cadren e tij, ishte edhe Nora. Sapo Vuci Pasha pa Noren, tha i pranoj kushtet e Malsorve te Kelmendit, vecse me nje kushte, qe kete vajze te ma jepni per grua. Ra heshtja Nora dhe te tjeret than po, sipas vendimit qe ishte marr. Nora hyn e vetme ne çader e pas saj, hyn edhe komandanti i ushtris turke te Shkoderes, Vuci Pasha, menjeher Nora nxjerr nga brezi (Kurqelin) nje dhoj thike te gjate, qe vajzat Malsore e mbanin, per te ruajtur nderin, dhe ia nguli Vuci Pashes ne trupin e tij, duke e len te vdekur. Ne betejen e vitit 1638, forcat ose luftetaret Kelmendas perbeheshin nga nje numer prej 900 personash, te cilet e ku nuk ka munguar, as pjesmarrja e grave dhe vajzave, luftuan perball mijera ushtareve Turq. !

“Zani i Malsise”

Leave a Reply