Opinion sportiv nga i madhi Naim Lushi

Nuk është profesionalizem hakmarrja e trenerëve ndaj futbollistëve cilësorë, që kanë karakter e vetmohim, e që japin rendiment në lojë, duke pritur me durim e diciplinë rastin e tyre.
Për më tepër një hakmarrje e tillë e trenerëve, flet më shumë për kompleksin e inferioritetit të vetë atyre, të cilin kompleks ata duan ta sherojnë duke manifestuar fuqi, në vend të dijes futbollistike.
Në rast se do të duhej të përligjej një sjellje e tillë e trenerëve, ose stafit menaxhues të ekipit, atëherë si do të duhej të sillej Barcelona me Messin tani?!
Por dihet se, aty ku ska profesionalizem, ka arrogancë e shtypje për dominim, e herë herë edhe dallavere të kurdisura, që e vrasin profesionalizmin në futboll dhe gjetiu.
Bernard Berisha nuk e meritonte këtë trajtim!
Nuk e meriton asnjë futbollist, që deshmon cilësi e devotshmëri!

Leave a Reply