Poezi nga Çlirimtari emblematik Genc Sefa-Lushnja

SHQIPTARËT

Banorët më të lashtë,
të këtij kontinenti të bekuar,
nëpër rrugët e botës,
enden të harruar.

Ndarë copa copa,
me hartë të pa arnuar,
nga të gjitha anët,
me veten kufizuar,
në zemër të Evropës,
dhe të izoluar.

Mes erërave të akullta,
stuhive të padrejtësis,
të pa shpresë gjith jetën,
këta banor të lashtësis.

Zhvatur nga dora e krimit,
në papunësi e korrupsion,
dekada me radhë,
ende në tranzicion,
shqiptarët fatkeq,
në mjerim jetojn.

Nga lodhja shpirtërore,
dhëmbët fort shtrëngojn,
me shpresë nga qielli,
syt e vuajtur i drejtojn,
e veq nga perëndia ,
ata shpëtim kërkojn,
se nga politika..,

më nuk po shpresojn.

Genc Sefa – Lushnja 🇦🇱🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *