Safete Hadërgjonaj:Zonja Have Ismajlaj intelektuale e shquar dhe aktiviste e madhe e GDK

Në vendet që ishin bastione të subjekteve tjera politike dhe ishin pak me tradicionale, kontributi në jetën politike ishte pak më i vështirë.

Në Deçan nuk ishte i lehtë themelimi dhe rritja e PDK e aq më e vështirë ishte themelimi e rritja e Gruas Demokratike të Kosovës, sidoms në vitet e para të pasluftës.

Me këtë grua me plotë dinjitet e themeluam dhe rritem GDK. Ishte nder ta kesh në krye të një strukture të grave profesoreshen Have Ismajlaj. Nje nga profesoreshat e para në Komunen e Deçanit. Hava krahas punës së saj me plotë profesionalizem në arsimimin e gjeneratave në shkollën e mesme, për 21 vite me radhë nuk u ndal kurrë përballë sfidave për të kontribuar për PDK, me bindjen e fuqishme se vetem me PDK proceset shtetformimit dhe të shtetndertimit mund te ecin përpara.

Ajo edhe sot nuk ndalet edhe pse në pension, duke punuar e kontribuar për PDK dhe strukturën e saj GDK.

Paç shëndetin e jetën e gjatë profesoreshë Have Ismajlj!

Leave a Reply