Duke u marrë me vetëvetën u harrua Gjenocidi serb-Erald Selca

REÇAKU LUGINA E LOTËVE DHE DHIMBJES

Të etur për pushtet para lavdi personale politika jonë e zgjebosur politika e përçarjeve dhe konflikteve ka harruar Masakren e Reçakut të 15 Janarit 1999 dhe 400 masakra të tjera , u harrua lufta e UÇK -së gjaku i derdhur lum u harrua spastrimi etnik , dhunimet të zhdukurit dëmet materiale sepse ne defekt gjenetik e kemi harresen .

Popujt me vetëdije të ulët kombëtare siç jemi ne harrojnë kollaj sepse si politika si populli prioritet e kanë se si me u share e fyer mes veti për parti lider caktuar !

Ne e kemi harruar jo vetëm Reçakun masakrat dëshmoret invalidet veteranet në mjerim social/shëndetsor po i kemi harruar edhe miqët ndërkombëtar W.Woker etj

Duke u marrë mes veti ne , Serbia po fiton teren duke u shtirur si viktima e në fakt viktima jemi ne të pushtimit qindravjeçar .

Kush e ndjen veten shqiptar kombin dhe flamurin 🇦🇱✊, duhet ta ketë primare sot e përgjithmonë .

Nuk ka pëllëmbë toke shqiptare nga Toplica, në Çamëri që nuk u derdh gjaku i shtreses atdhetare , edhe varret lotojnë na mallkon historia nese ne e harrojmë kalvarin e vuajtjeve mbinjërezore të popullit shqiptar nëpër histori .

Ne dështuam para botes të pasqyrojmë mizoritë serbosllave dhe armiqeve tjerë nëpër shekuj mbi neve.

Askush nuk guxon t’i harrojë tragjeditë e popullit tonë

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *