Ftohja e shpirtit nga e mirënjohura Brixhilda Dede

FTOHJA E SHPIRTIT

Rrugicash pa emër, pa hartë shtrirë varfëria.
Të ndjek si hije në ditë me diell,
mbajtur gërryer si kripa hekurin,
ku trupi mësohet të rrojë me plagën e shpresën.

Botës së errët një sy shmang një tjetër në heshtje,
dora e zgjatur ri shtrirë, më kot.
Universi peshon gjurmë të ftohta,
ndjenjën nga interesi i ndan një mot.

Damarëve të saj kalon ankthi.
Sekreti i një bote që nuk ndalet të marrë frymë.
E rrezikshme duket, ngushticë e Hormuzit.
Por ftohja e shpirtit, rëndon më shumë.

Brixhilda Dede