SADRI ZENELI KOLOSI I UÇK-SË

Sadri Zeneli Shembulli i Intelektualit dhe Trimit të Madh të UÇK-së

Të shkruash për dëshmorët e Kombit është nder dhe privilegjë për mua ti kesh njohur ata në forma të ndryshme dhe nëpër beteja je akoma më krenar dhe një nga ata burra dalëzotës i atdheut dhe Shqipërisë Etnike ishte intelektuali patrioti dhe trimi i shquar Sadri Zeneli nga Shqiponja ish -Jabllanica e Gjakovës .
Shqiponja historikisht ishte halë në sy për armiqët serbomalazezë si vatër atdhedashurie trimërie dhe e arsimit shqip .
Shqiponja kjo kala e pamposhtur i dha kombit shumë ishte arteria kryesore ura lidhese mes Zonave të ndryshme operative të UÇK-së dhe nga ky fshat dolën dhjetra heronjë të rënë dhe të gjallë si Myrtë Zeneli ,Agim Zeneli -Çergashi Luan Ismajli ,Naser Brahimaj -Bardheci ,Gani Brahimaj ,Driton Zeneli ,Sadri Zeneli nënëlokja e Kombit Aze Brahimaj dhe heronjët e gjallë si Gjenerali i famëshem i UÇK-së dhe TMK-së triumfatori Lahi Brahimaj .
Sadri Zeneli ka hyrë në analet e historisë si intelektual si trim si një njeri i vendosur në luftën kundër okupatorit Barbar serb ishte në ballë të aksioneve kudo në bashkëveprim me Lahiun ,Rexhep Selimin etj .
Sadri Zeneli lindi më 6 shtator 1950 në fshatin Jabllanicë, komuna e Gjakovës. Rrjedh nga
një familje e mesme fshatare, bujare dhe atdhedashëse. Shkollën fillore e kreu në Zhebël,
Normalen në Gjakovë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin Teknik, dega e Metalurgjisë, në
Universitetin e Prishtinës, ku fitoi edhe titullin inxhinier i metalurgjisë. Katër vjet punoi si
profesor në shkollën e mesme teknike në Pejë, ndërsa nga viti 1979 punësohet në Fabrikën e
Feronikelit në Gllogoc, në fillim si inxhinier, e më vonë edhe si udhëheqës reparti. Prindërit
Azem dhe Hate Zeneli kishin katër fëmijë: tre djem e një vajzë. Ishte i martuar dhe ka lënë pas
vetes tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë. Mori pjesë në të gjitha grevat, demonstratat, protestat dhe
revoltat e viteve 1989 e 1991. Në vitin 1992, regjimi serb, që e kishte përcjellë hap pas hapi
aktivetetin e tij, ashtu si gjithë shqiptarët, e largoi me dhunë nga vendi i punës. Sadri Zeneli
kthehet në vendlindje, në Jabllanicë, ai i jep grushtin e parë pushtetit serb dhe këtë pikërisht
kriminelit të njohur dhe antishqiptarit të përbetuar, policit Millutin Prashçeviq. Në kacafytje e
sipër, Sadri Zeneli ia nxjerr nga duart revolen kriminelit dhe njëherësh ia thyen edhe
radiolidhjen. Nga kjo ditë Jabllanica dhe djemtë e saj bëhen barrikadë e pakalueshme për
pushtetin serb. Këmbë polici për gati gjashtë vjet nuk shkeli në Jabllanicë. Më 11 tetor 1994,
Sadri Zeneli formon njësitin e parë të vetëmbrojtjes në Jabllanicë, përkatësisht kjo datë shënon
edhe inkuadrimin e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë kohë ilegalisht, ku
shërbeu me devotshmëri deri në ditën e rënies për liri. Kështu që për shumë vjet Jabllanica u bë
sinonim i atdhetarizmës në mbarë Kosovën. Grupin e parë ilegal në këtë fshat e përbënin: Sadri
Zeneli, Lahi Ibrahimi, Myrtë Zeneli, Xhevat Zeneli, Hysen Ibrahimi, Selim Ademi të gjithë nga
Jabllanica. Aksionet e tyre ilegale ishin të shumta. Si udhëheqës në Njësitin e fshatit Jabllanicë të
UÇK-së, Sadri Zeneli së bashku me Xhelal Hajdën, Agim Zenelin, Myrtë Zenelin, Mustafë
Abazin, Xhevdet Ibrahimin, Nezir Nezirin, Avdi Smajlin e shumë të tjerë, u ballafaqua
drejtpërdrejt me forcat serbe në Sukën e Cërmjanit, ku armikut i shkaktuan dëme të mëdha në
njerëz dhe në teknikë. Ishte maji i vitit 1998 kur u zhvillua kjo luftë e ashpër ndërmjet
pjesëtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe. Pastaj Zedri Zenelin e gjejmë në vijën e parë të frontit
në ofensivat që u zhvilluan në Çeskovë, Këpuz, Bokshiq (në këtë luftë vritet luftëtari i ditëve të
para të UÇK-së për Dushkajë dhe kushëriri i Sadriut, dëshmori Myrtë Zeneli, emrin e të cilit e
mbajti Brigada 132), Vranoc, Kralan, Jabllanicë etj. Pas ofensivës së gushtit 1998, Sadriu së 253
bashku me Dritan Zenelin, Nazmi Ibrahimin, Mustafë Abazin ripërtërinë Shtabin e Jabllanicës.
Qëndresa e tij dhe e bashkëluftëtarëve, bënë që autoriteti i tij si luftëtar dhe si njeri të shtohet.
Dhe, pikërisht më 6 prill të vitit 1999, Sadri Zeneli bie në fushën e nderit, ashtu siç bijnë
luftëtarët për liri mu në fshatin e lindjes, në Jabllanicë, duke mos dashur të lëshojë pozicionet e
luftës në vendlindje.
Sadri Zeneli sot kujtohet në këngë në dokumentar televizivë në orë letrare e kujtojmë çdo përvjetor me shumë mallë respekt dhe nderim ,Sadriu ka lenë prapa emrin e madh një familje të shkëlqyeshme dhe me shumë vlera .

Autor Erald Selca

Autori përveç shenimeve te tij u sherbye dhe nga libri të Pavdekshmit e Dukagjinit nga H.Hasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *