Mesazh i qartë nga Çlirimtari Enver Hoxha Klein
I dashuri populli im shqiptar,
Kudo që ti jeton në vendbanime tua autoktone apo në mërgatë,
Më rastin e 4 vjetorit të ngjarjes së ‘Lagjja e Trimave’ në Kumanovë më 09 Maj 2015 , ditë që përkon edhe më ‘Dita e Evropës’ unë personalisht (por edhe të shokëve mendoj së nuk do më kundërshtonin) kërkojmë qëndrim të qartë të politikës shqiptare kudo qofshin ata të mandatuar në qeveritë të ndryshëm për NE.
Qofshin në pushtet, opozita, Organizatat e dalura nga lufta, Organizata e ish të burgosurve politik, Komiteti për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut etj.
Mos deklarimin do ta kuptojmë si kundërshti ndaj nesh, pra duhet të qartësohet ateherë së kush qëndron në anën e gabuar të historisë.
Duhet të sqarohet së, ‘ ishim NE të gabuar t’i shërbënim kauzës shqiptare, ‘duke nxjerrë karrocën nga balta’ siç po vërtetohet ditë e më tepër apo qëndrimi i gjerëtanishëm shterpë i institucioneve relevante shtetërore dhe OVL-së si mbrojtesë të vlerave të luftës deri më tani në raport më ne. HESHTJA NUK JU BËN NDER !
Sipas të gjitha parametrave dhe logjikës së shëndosh na bën të kuptojmë së jemi në anën e së vërtetës dhe së drejtës.
Nesë ketë do e vërteton edhe ‘Koha më vulën e vet’ ateherë del së politika shqiptare në përgjithësi ndikohet përmes një metode që njihet në rrethin e Social-Inxhinierve si ,,Inner directional long range penetration” dmth kemi të bejmë më një metodë të përpunimit mental/ psikologjik të drejtuar përmbrenda, përmes teknikave të kontrollimit të vetëdijesimit, që si synim në një proces kohor afatmesëm afatgjatë të bejë një shoqëri impotent dhe të paaftë.
Në rrethanat aktuale të zhvillimeve në vend ,rajon e më gjërë vërtetohet së në vend që të shohim një nivel më të lartë të përgjegjësisë të interesit mbarëkometar krahasuar më kohërat e shkuar dhe rrethanat në të cilat u zhvilluan luftërat , sot qëllimisht pësëri po shpërqëndrohet vëmendja e opinionit publik shqiptar përmes temave dytësore deri të ato të krijuara artificiale enkas.
Keshtu eshtë programuar dhe mendohet nga Kontrolluesit e Vetëdijesimit, që masa të konfrontohet më tema komplekse, që të mbingarkohet deri në ate masë që të krijohet paaftësia të mirren vendime të rëndësisë së veqant në momente kruciale / delikate për një shoqëri/ kombë në përcaktimin e fatit për të ardhmën e tij.
Ju përshëndesim duke shpresuar që secili të jemi në nivelin e duhur të përgjegjësive.