Sevdail Robelli njeriu i punëve të mëdha e Hero i heshtur

“Ata që e harrojnë të kaluarën, nuk mund të ndërtojnë të ardhmen”

Si i ri në moshë nuk kam hezituar që t’i bashkohem Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të dhënë kontributin tim në luftën e shenjt për çlirimin e vendit, dhe nuk kam hezituar as tash të pranoj propozimin e strukturave të partisë Nisma Socialdemokrate që në zgjedhjet të cilat do të mbahen me 6 tetor 2019, të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Që nga marrja e mandatit tim si kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjilan, së bashku me kryesinë e degës dhe anëtarë të Nismës Socialdemokrate, jemi munduar që Nisma Socialdemokrate të ketë një shtrirje më gjithëpërfshirëse jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat e Gjilanit, përmes prurjeve të reja, anëtarësimit të profesionistëve të fushave të ndryshme, aderimeve nga partitë e tjera si dhe formimin e nëndegëve të reja. Kjo e arritur e degës në Gjilan është rezultat i punës ekipore, të një ekipi me mentalitet fitues, të cilët nuk e kursyen kohën dhe mundin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe, gjë për të cilën i falënderoj të gjithë një nga një.

Gjatë fushatës zgjedhore, kemi shkuar në çdo lagje dhe fshat, duke shpalosur programin qeverisës të Nismës Socialdemokrate me kryeministrin në ardhje z. Fatmir Limaj, por në të njëjtën kohë duke i dëgjuar banorët e kësaj ane për problemet e ndryshme me të cilat po
ballafaqohen. Nisma Socialdemokrate nuk është parti që bën premtime boshe dhe pa mbulesë, por ato premtime që i bën edhe i realizon. I falënderoj të gjithë ata, të cilët i kam takuar gjatë kësaj kohe, për gatishmërinë e tyre që të na përkrahin në këto zgjedhje, ndërsa ju kërkoj falje atyre që nuk kam mundur t’i takoj për shkak të kohës së kufizuar.

Nisma Socialdemokrate ia ka ofruar Gjilanit dhe Kosovës kandidatët më të mirë për deputetë, të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit, prandaj uroj që të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë masovikisht në zgjedhjet e 6 tetorit dhe votën e tyre t’u japin atyre që vërtetë e meritojnë.

Një parti politike, si Nisma Socialdemokrate, në të cilën: udhëheqësit tregojnë drejtimin, luftëtarët i japin energji ekipit, ndërsa të talentuarit e bëjnë diferencën, fitoren e ka të sigurt.

Prandaj, urime e na priftë e mbara.

NE JEMI GATI, BASHKË PËR SHTETIN.

Voto

Nisma Socialdemokrate, Nr. 122

Sevdail Robelli, Nr. 35

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *