Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj shkojnë në ngushëllime në familjen Kelmendi

Bashkë me kryetarin Fatmir Limaj, Jakup Krasniqin, Bilall Sherifin dhe kolegë të tjerë të partisë, vizituam familjen Kelmendi për t’ju shprehur ngushëllime për humbjen e anëtarit të tyre, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi. Vrasja në rrethana misterioze e bashkëluftëtarit tanë ishte një lajm shumë i dhimbshëm për ne dhe për të gjithë ata që e njohën Qerimin.
Ai ishte luftëtar i hershëm i UÇK-së, i cili në beteja të shumta të luftës çlirimtare ishte i pathyeshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Qerim Kelmendin! shkruan Fazli Hoxha

Leave a Reply