Opinion nga Sociologu Mr.Florent Selca

R E K O M A N D I M E

Unë si sociolog, bëj thirrje të ruhet qetësia, të shmanget paniku.
Informacionet në media, duhet të kuptohen në mënyrë selektive, sepse shumica syresh imponojnë panik.
Mbyllja në karantinë, shkakton ankth dhe ankthi shoqërohet me pasiguri.
Sot, me gjithë propaganden mediale dhe panikun që po proklamojnë pushtetarët, pasiguria dhe stresi janë në kulmin e tyre.
Bota po sprovohet me një armik të pa dukshëm, prandaj vetvetiu e panjohura të imponon pasiguri.
Individi në 00. 1 % mund të jetë i rrezikuar, por kjo nuk e vë në dyshim egzistencën e llojit. Njeriu, do vazhdoi të jetoi, punoi e veproi edhe pas kësaj “lufte”.
Shtëpia, mbetet vendi më i ngrohtë dhe më i sigurt, ku ne jemi ndjerë, prandaj shfrytëzojeni ndjenjat pozitive që të ofron ky ambient.
Luani me fëmijët tuaj, aty ku jeni, shikoni filma komik dhe romantik më të dashurit tuaj, shmangni lajmet sa më shumë që mundeni, angazhohuni në aktivitete fizike brenda shtëpisë apo edhe oborrit tuaj nëse keni. Mendoni pozitivisht dhe keni bindje se kjo situatë është afatshkurtër dhe do të kaloi shpejt.
Këto janë rekomandime që patjetër do t’i mposhtin: ankthin, stresin dhe pasigurinë.

Ata që kanë frikë nga sëmundja, ju them se rrini të qetë, mos krijoni panik, sepse kjo sëmundje nuk është vdekje-prurëse në vetvete dhe shërohet edhe nga shtëpia.
Ata që me të drejtë kanë pasiguri ekonomike, ju them: se nuk jeni vetëm ju në këtë amulli, e njëjta gjë po ndodhë pothuajse në gjithë Evropën, por edhe kjo pasiguri, shumë shpejt do kaloi dhe ju do filloni punë. Gjithçka do të rimbursohet.

PA PANIK!
Florent Selca-sociolog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *