Reagime të fuqishme nga Komuniteti shqiptar në Amerikë dhe Kanada në mbrojtje të UÇK-së

Komunikatë
Nga: Veprimtarët e Fondit Vendlindja thërret për Amerikë dhe Kanada si dhe Organizatorët dhe themeluesit të Formacioneve Ushtarake të UÇK-së, gjegjësisht dhe të Batalionit Atlantiku
Për: Aktakuzën e Prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj z.Hashim Thaqi dhe z. Kadri Veseli
Aktakuza e Prokurorit të Gjykatës Speciale të Hagës, për z. Hashim Thaqi President i Republikës së Kosovës, dhe z. Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit dhe kryetar i PDK – së, është vazhdimësi e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj themeluesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e lavdishme e UÇK-së, ka qenë faqja më e ndritur e historisë së atdheut tonë, dhe normalisht përgjigjja e vetme kundër përpjekjeve gjenocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar.
Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoj me UÇK-në. Është vlera më e lartë Atdhetare dhe Kombëtare.
Shteti serb, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për mijëra të zhdukur, qindra mijëra shtepi e prona të shkatërruara dhe për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve. Këto krime janë kryer drejtëpërdrejtë nga shteti serb, shtet ky që ka dështuar tërësisht në tejkalimin e së kaluarës kriminale dhe paramilitarët e asaj kohe, sot, janë në krye të shtetit të Serbisë. Ashtu sikurse në krye të agjendës së tyre kanë politikat ndjekëse dhe goditëse ndaj themeluesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktakuza e ngritur nga Prokurori i Gjykatës Speciale për bashkëluftëtarët tanë, për z. Hashim Thaqi, dhe z. Kadri Veseli, dy themeluesit e UÇK –së, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.
Falë UÇK-së që lindi nga populli dhe luftoj për liri të popullit shqiptar, u ruajt kjo substancë!
Akuzat gjoja për vrasje të civilëve nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, e deri te Komandantët e UÇK-së, është akuzë e rëndë dhe e qëllimshme ndaj Kryevlerës Kombëtare Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Kosova nuk duhet të qëndrojë mbi thika për historinë e saj më të re pa fakte konkrete dhe dëshmi sepse deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë dhe akceptojmë, janë faktet historike dhe argumentet që flasin.
Demokracia globale, sot, duhet të jetë me e zëshme, dhe më aktive në kërkesën historike për vendosjen e drejtësisë reale, kundër krimeve gjenocidale të shtetit serb ndaj Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *