Presidenti Begaj vizitë në Shkodër

📍 Në 100-vjetorin e themelimit të Gjimnazit “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës nderojmë punën dhe kontributin e shumë breza mësuesish, drejtuesish dhe nxënësish të këtij gjimnazi, një emblemë e qytetit dhe shpirtit të tij arsimdashës.
Shpreh mirënjohjen për figurat e shquara të arsimit të këtij institucioni, të profesionalizmit dhe përkushtimit të mësuesve, të arritjeve të larta të nxënësve, të cilët kanë vendosur gurë themeli në arsimin kombëtar.
“Për kontributin e dhënë për arsimimin dhe edukimin e brezave gjatë një shekulli” vlerësova me Dekoratën “Nderi i Kombit” këtë gjimnaz, shkollën e parë laike në vend, gjatë një ceremonie të organizuar sot në mjediset e tij.