Çlirimtari i njohur Arben Krasniqi kujton gjigantin FADIL VATA
PËRVJETORI I 36-të I HEROIT TË KOMBIT FADIL VATA
Ishte viti 1988–89 kur e njoha për herë të parë si Fehë, në shtëpinë tonë bazë e ilegales në Obiliq. Vinte vonë, zakonisht i fundit. Me një bukë në dorë, revolen në brez dhe pothuajse gjithmonë me të njëjtën jakne.
Ajo jakne, ndoshta jo shumë e vjetër, ishte bërë pjesë e tij. E veshur nga koha, por e mbushur me guxim e qëndresë si një dëshmi e rrugës që kishte zgjedhur. Më ka mbetur ajo jakne në kujtesë, si një flamur i heshtur i luftës së tij.
Nëna ime tani e ndjerë e priste me dashuri dhe i thoshte. Pse vjen gjithmonë me bukë në dorë, o Fehë? A po mendon se s’kemi bukë a?
Ai buzëqeshte thjesht. Jo, loke, por vij vonë i fundit, dhe s’dihet a ka mbetur ndonjë copë.
Nuk kërkoi kurrë lavdi. Nuk u ankua për vështirësitë. I tillë ishte Fadili i heshtur në fjalë, por i madh në vepra.
Lavdi përjetë jetës dhe veprës së Fadil Vatës!

