Njoftim nga Familja Heroit Kombëtar ISMET ASLLANI

——NJOFTIM—–
Të dashur qytetarë

Me rastin e 20 vjetorit të rënjes së Dëshmorit të Kombit- Ismet H Asllani-Prapashtica, ne familja (per 20 vite), vet-organizojmë homazhe.

AGJENDA:

24 Mars, ora 9 e 30-të ,nderim Shtatores së Heroit ne Lipjan.
Ora 10:00, nderojmë tek vendi i rënjes- Fusha e Madhe, Konjuh – Lipjan.
Ora 12:00, homazhe ne Prapashticë atje ku prehet Deshmori.

Familja ju njofton, se , me këtë 20 vjetor, do ti pushoj të gjitha aktivitetet në lidhje me organizimin e shënimeve të përvjetorëve të tjerë për Ismetin.

Ju falënderojmë të gjithë Juve të nderuar (ish) pjesmarrës, që nuk n’a keni lënë vetëm por, duke kaluar udhë të gjata ishit pranë HEROIT e pranë neshë gjatë këtyre 20 viteve të shënimeve të përvjetorëve.

Nga këtu e tutje , ju njoftojmë publikisht se, kemi vendosur t’a lëmë në duar të shtetit përkujdesjen Institucionale Përkujtimore për Heroin Ismet Asllani- Prapashtica

L A V D I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *