Gazmend Syla -Ti themi Jo Serbisë Fashiste !

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve dhe ju luftëtarë të lirisë.
Si bashkëluftetarë i juaji dhe njëri që kam humbur familjarë në luftë, ju bëj thirrje që të provoni alternativa tjera nga shteti para se të testohi me testet serbe.
Shteti e ka për OBLIGIM ti sigurojë ato teste sepse ka mjete të mjaftueshme.
Në këtë kohë krize kërkoni trajtim të dinjitetshëm.
Vlen të ceket se Mali i Zi nuk i pranoi ato ndihma, duke i llogaritur si poshtëruese.

Serbia e cila na vrau mbi 11 mijë qytetarë, prej të cilëve 1370 femijë, e që mbi 1600 janë ende të pagjetur, që ushtroi gjenocid në Kosovës për 86 vite me radhë, gjeti aleatë tek qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës.
Ndihmat serbe erdhën dhuratë për qeverinë kosovare në detyrë për shkak se ata hoqën tarifën 100% dhe reciprocitetin.
Shteti i Kosovës, nuk duhet të pranojë asgjë nga ky shtet fashist, i cili edhe sot vazhdon të udhëheqet nga kuadrot e Millosheviqit.
Ata duhet së pari të kërkojnë falje, mandej të kthejnë të pagjeturit, mandej të paguajnë dëmet materiale të Luftës, e vetëm pas këtyre veprimeve, ne mund të bisedojmë se a mund të kemi shkëmbime tregtare-ekonomike me ta.
Si deputet, ish ushtarë i UÇK-së do të përkrahi çdo iniciativë që drejtpërdrejtë pajisë qytetarët me teste e jo të pranojë donacione lëmoshe nga Serbia si mohuese e gjenocidit. Kapacitetet, partneritet me shtetet mike dhe buxhet kemi. Mos e humbni dinjitetin. Qeveria në detyrë nuk duhet ta shfrytëzoj pandeminë për përulje. Ta mbajmë nderin në të mirë e në të keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *