MË E RËNDË PAQJA , SE LUFTA PËR ÇLIRIMTARËT-ERALD SELCA

Lufta për mbijetesë , më e rëndë se lufta për Çlirim për Luftëtaret e UÇK-së

Ushtria Çlirimtare e Kosovës Kryevepra e Kombit shqiptar guerilja numër një në botë ndonese ishim pak në numër e mundem dhe dëbuam Serbinë me ndihmen e Amerikes dhe NATOS.

Paslufta është histori në vete përtej dhimbjes për mijëra dëshmor martir familjarë dëme të luftës , luftëtari i lirisë u fye injorua poshtërua nënçmua dhe margjinalizua.

U zhvillu gjueti shtrigash nga qarqe vendore dhe të huaja , mbi 50 luftëtar kanë berë vetëvrasje dhe çdo ditë në moshen ma të mirë vdesin veteranet e UÇK -së si pasojë e traumave luftes sëmundjeve të rënda dhe skamjes ekstreme jetes në mjerim migjenian.

Nuk kam hesht kurrë as nuk do hesht në mbrojtje vlerave kombëtare , dhe kategorisë sonë nuk jetohet dot me një ndihmë sociale ilaçe nuk dalin ato lere bukë e mbajtje familjes , vallë ky shtet kjo shoqëri çfarë i konsideron veteranët lypsarë barrë .
Në mbarë boten çmohet luftëtari ai pas dëshmorit dhe invalidit është njeriu kryesor , po te ne jo ! edhe qentë e ushtrisë Amerika i çmon e ne të gjallë e të varrosur në dhe vallë kemi faj pse shpëtuam vallë ne që rininë tonë supet tona i beme krah lufte me mijera kilometra bashke me mushka e kuaj për liri , ne nuk meritojkam trajtim dinjitoz vallë fëmija e luftëtareve nuk meritojne shkollim trajtim të duhur e sa e sa veterani hahet në vete se buke mezi ju jep fëmijëve mezi ju blen fletore laps e për shëtitje tyre nuk bëhet fjalë .

Fajtori , e terë politika pushteti lokal dhe qëndror nga paslufta shoqëria jonë e cila ishte antiluftë , nuk mund të na urreni ne jo pse ikemi bashkëluftëtaret në politik sepse UÇK ja dhe simotrat e saja UÇPMB UÇK nuk janë të Komandanteve ose lidereve po pasuri kombëtare e përjetshme .

Vallë veterani mijera familje e meritojnë të jenë më të varferit përbuzurit , sot luftëtari i lirisë shitet hamall në pazar mbledh kanaçe e hekura pren dru në mal , për tē mbijetuar e besa dhe këto punë janē të rralla se nuk ka punë për veteran e ironia te jete me e madhe veteraneve sot behet humor i zi me ta në kurriz të tyre !!!

Për kategoritë e lirisë nuk ka ilaçe , nuk ka punë edhe ata pak luftëtar qe ishin punesuar shtet polici dogana burgje TMK etj administrat janē hequr nga puna për tu zevendesu me militante partiak rrospija kodosha .

Se kom besuar kurrë se paslufta lufta për ekzistencë , mbijetesë do jetë ma e vështirë se lufta çlirimtare kundër okupatorit barbar pansllavist .

Shumë luftëtar janë gyrbet jo nga qefi , e plot presin viza pune a t’ua lemë Kosoven trojet politikaneve korruptuar jo nuk do ua lemë asesi se do luftojme per idealet e dëshmorëve dhe Bashkim Kombëtar deri në frymē të fundit.

Edhe pak vite e nuk do ketë veteran të mirëfilltë fare se do ikim nga jeta e “mirë ” sefaja që e kemi ne nuk kemi lyp as pensione as asgje kurrë po vetem pune pune pune e fund po marrim zhgenjim sepse shteti ka para per veti e angazhon dhe aviona per politikan hajna per sherim e per nena deshmoresh per nëna qe na dhane buke qepen tesha per luftëtar familjar te tyre nuk ka nje paracetamol !

Njeriu thonë qenka , më i fortë se guri e druri mbase pas shumë dekadash pasardhesit do ju pështyjnë në ftyre për trajtimin ç,njerezor të kategorive të lirisë që i dhanë kombit çdo gjë ..

Erald Selca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *